Pastori Ylli Doçi duke komentuar në emisionin “Open” në News24 idenë e krijimit të “shtetit Bektashi” tha se po sugjerohet një Westfali e re.
Doçi tha se është një ide që duhet marrë me seriozitet. Ai tha se Kryeministri po kthehet në një protagonist me potencial.
“Ka një potencial që kjo të jetë një përgjigje për gjeopolitikën e tanishme.
Veçantia e bektashizmit, të gjitha komunitetet fetare janë ndërkombëtare, por vetëm bektashizmi e ka qendrën e tij Botërore në Shqipëri.
Kjo është arsyeja që ky propozim nuk është absurd dhe nuk është kaq pa vlerë.
Ne duhet të presim sqarime lidhur me propozimin, por s’mund të jemi apriori kundër”, tha Doçi.