TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili hodhi akuza të forta referuar përplasjes së ish-ministrit Ilir Beqaj me deputetët e opozitës në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Vasili tha sot në seancë se shteti është i mbaruar dhe në dorë të horrave.

“Duhet të dini që dje në parlamentin e Shqipërisë ka qenë në dorë të çdo lloj maskarallëku. Ajo garda që kontrollon dhe rrobat e Kuvendit ndërkohë që kishte një të paraburgosur kishte vetëm një punonjës garde. Të paaftë ta ndalonin që të hynte e të kërcënonte deputetët. E njëjta gardë që ndalon deputetët të hyjnë në parlament, u zhduk.

Policia e burgjeve nuk kishte mundësi që të paraburgosin që dhunoi çdo ligj e normë nuk kishte as furgon që ta shoqëronte. Ndërkohë që ishte dhënë shfaqja përpara me shoqërimin përkatës. Një shtet i mbaruar, i falur në dorë të horrave. Kuvendi është në dorë të Zotit, ju na bëni kaligrafira. Morët përsipër të justifikonit dhe t’i jepnit alibi problemit të ecurisë së një komisioni. Asnjë sevap nuk i keni bërë opozitës. Nuk ka bërë as çerekun e punës. Opozita ka kërkuar që të shtyhet komisioni. Për dy koncesione. Kush ua jep këto alibi që gjysma pyetet e gjysma nuk pyetet?!”, deklaroi Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb