Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër ushtrisë në Burkina Faso muajve të fundit, raporton faqja e internetit ‘SITE’ që raporton sulmet e militanteve të IS. Sulmi u zhvillua në 20 gusht në Koutougou, në provincën veriore Soum të vendit. Militantët vranë 24 ushtarë të  dhe plagosën shtatë të tjerë.

Një deklaratë nga Shteti Islamik i cituar nga ‘SITE’  i atribuoi sulmin degës së grupit të Afrikës Perëndimore. Një nga vendet më paqësore të rajonit, Burkina Faso ka pësuar një përhapje të dhunës islamike nga fqinjët e saj dhe një pjesë e madhe e veriut të vendit tani është jashtë kontrollit.

Përkeqësimi i sigurisë bëri që qeveria të deklarojë në dhjetor një gjendje të jashtëzakonshme në disa provinca veriore në kufi me Mali, përfshirë Soum.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb