Shteti Islamik ka postuar një video ku pasqyrohet shpërthimi i një tempulli 3000 vjeçar në veri të Irakut në qytetin e vjetër Mesopotam Nimrud.Ky ishte sulmi i radhës që ISIS kryen ndaj thesareve më të çmueshme arkeologjike dhe kulturore.

Kombet e bashkuara konfirmuan se nga pamjet satelitore shihet se hyrja e tempullit pagan të Nabusit është shkatërruar plotësisht si pasojë e shpërthimit.

Nimrud daton 13 shekuj përpara erës sonë dhe ndodhej 30 km larg Mosulit, zonë kjo e pushtuar nga militantët e shtetit islamik në vitin 2014.

Data se kur është kryer shpërthimi është ende e paqartë dhe ende nuk konfirmohet zyrtarisht autenticiteti i videos.

Një person i cili është identifikuar me emrin Abu Human Al-Ansari shprehet në video se ISIS do të çlirojë Tempullin Nabu, një ndër tempujt më të rëndësishëm të qytetit mesopotam Nimrud, që njihej në atë kohë si qyteti i urtësisë, shkencës dhe artit.
Tempulli përmbante disa statuja të ndërtuar nga idhujtarët pagan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: