BALLSH
Naftëtarët në Ballsh kanë dalë sërish në protesta përpara Uzinës.
Naftëtarët shprehen se një reagim ka pasur dje në faqen e kryeministrit Edi Rama.
“Një reagim ka pasur dje në faqen e kryeministrit Edi Rama.
Është mbajtur një takim mes kryeministrit, ministres dhe kompanisë. Presim një përgjigje nga ata që bënë kontratën.”, thanë naftëtarët.
Naftëtarët kanë thënë se po zhvillojnë sot një protestë paqësore, ndërsa presin një përgjigje.
Edhe dje, naftëtarët në Ballsh kanë dalë sërish në protestë për pagat dhe nisjen e punës. Naftëtarët kanë thënë se shteti duhet të vërë dorë mbi uzinën.
(d.xh/ Balkanweb)