TIRANË

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka kritikuar veprimtarinë e Kuvendit, për të cilin thotë se në kulmin e emergjencës gjen kohë të merret me një projekt të diskutueshëm, siç është ai i fiskalizimit duke mos u marrë fare me rastin e fatkeqësisë natyrore. Me një shënim në “Facebook”, ish-deputeti Spahiu thotë se ky projekt synon shtimin e kostove ndaj bizneseve dhe asgjë më shumë.

Postimi i Përparim Spahiut:

Në kulmin e emergjencës, Kuvendi gjen kohë dhe meret me një projekt mjaft të diskutueshëm, siç është ai i fiskalizimit. Një projekt që dihet me siguri shtimi i kostove ndaj bizneseve dhe asgjë më shumë (në total, vitin e parë një biznes do të paguajë 960 – 1200 euro) Një projekt që me gjasa ka të bëjë me një marëveshje të paracaktuar korruptive, ku “paguesit” kanë vënë afate dhe “të paguarit” nuk mund ta shtyjnë më. Pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe ky nxitim në një situtatë ku jo vetëm ata me shtëpi të shëmbur por dhe shumica e shqiptarëve nuk dinë ku janë e çfarë po ndodh.

Kuvendi duhej të mblidhej për emergjencën, rrishikim në themel të buxhetit, ulje drastike të shpenzime të lluksit që Rilindja i do aq shumë, ndalimin e çdo shpenzimi fasadë që shërben vetëm për video a foto në ERTV dhe pse jo, parashikimin e emetimit të një oblogacioni të veçantë, vetëm për emergjencën civile pas tërmetit.

Ky është rasti që qeveria mund të rrisë borxhin publik në shërbim të zgjidhjes së krizës. Sa më shpejt të zgjidhet kjo situatë, më të vogla do të jenë kostot, edhe ato financiare!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb