Huang Fuping nga Kina, pretendonte se në shtëpinë e tij kujdesej për mace të pastreha, por në fakti ai i therte dhe i shiste në restorante për duke mashtruar se ishte mish lepuri.

Autoritetet e sigurisë pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij, janë tmerruar nga kasaphana me kafshë të prera, të rrjepura dhe të bëra gati për shitje.

Në të njëjtën kohë, janë shpëtuar 49 mace që ndodheshin ende në kafaze.

Mediat raportojnë se ky ‘dashamirës i kafshëve’, për 30 vjet ka punuar në këtë formë, ndërsa askush nuk ka dyshuar se mishi i blerë për afro pesë euro kilogrami, nuk ishte prej lepuri.

Shtëpia ku ushtrohej ky aktivitet është mbyllur dhe dezinfektuar, ndërsa Fuping është nën arrest dhe pritet të dalë së shpejti para drejtësisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: