GJERMANI– Në Gjermani ka nisur gjykimi kundër dy kosovarëve pasi akuzohen për mashtrimin e një tregtari makinash. Mediat lokale në Mühlacker, rajon në jug të Gjermanisë raportojnë se dy kosovarët e kanë bindur tregtarin duke i marrë atij 550,000 euro.

 Njëri prej mashtruesve kosovarë u paraqit si Konsull i Kosovës në Stuttgart kur bëri marrëveshje me tregtarin.

Ai i kishte thënë viktimës se gjysmë milionë euro mund t’i fuste në një bankë në Prishtinë me interes shumë të lartë, raporton KTV.

Marrëveshja dhe dorëzimi i parave u bënë në afërsi të Konsullatës së Kosovës në Stuttgart.

Viktima denoncoi mashtrimin kur personi që u paraqit si Konsull pasi i mori paratë i tha se do t’ia kthente ato vetëm nëse merrte një pjesë të tyre. Kur tregtari  refuzoi u rrah nga të dy kosovarët dhe u la në rrugë.

Gjykimi në Pforzheim vazhdon të martën më 2 dhjetor.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: