Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijon të qëndrojë së bashku me shumë opozitarë të tjerë para Bashkisë së Devollit.

Ish-deputeti Salianji ka shpërndarë një video në “Facebook”, në të cilën tregon prezencën e shumtë të policëve dhe FNSH para bashkisë.

Sipas Salianjit, junta vazhdon të shtojë policët, të cilët në kundërshtim me ligjin janë të armatosur përballë qytetarëve.

“Vazhdon zaptimi i bashkisë Devoll dhe kthimi në fjetore të ruajtur me policë! Të trembur nga qytetarët junta vazhdon të shtojë policët të cilët në kundërshtim me ligjin pêr tubimet janë të armatosur përballe qytetarêve!”, shkruan Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb