BLLATE- Prania e forcave maqedonase në kufi me Shqipërinë është rritur ndjeshëm gjatë ditës së sotme. Pas ngjarjeve të ndodhura në Kumanovë tre ditë më parë, në Doganën e Bllatës ka ardhur duke u rritur numri i forcave policore e ushtarake,. Lajmi konfirmohet nga banorët e zonave përreth dhe nga krerët e komunave.

Sipas tyre, shtimi më i dukshëm i forcave maqedonasve, policore dhe ushtarake, në kufi me Shqipërinë, ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: