Para se të shkoni në pishina bëni një banjë, pasi ngarkesa mikrobiale në trupin tuaj shkarkohet në ujin e bazenit duke provokuar folikulitin, një infeksion bakterial i rrënjës së flokut që manifestohet me puçra të kuqe, acaruese, që dhëmbin.

Doktoreshë Erjona Shehu, mjeke dermatologe në klinikën e pediatrisë në QSUT, shpjegon karakteristikat që e dallojnë infeksionin nga të tjerë.

Sëmundja përhapet më shpejt në pishinat e fëmijëve dhe të bebeve dhe ka lidhje direkt me higjenën personale.

Mjekja këshillon mos përdorimin e akullit për të qetësuar irritimin e lëkurës, pasi kompresa me akull provokon diegie nga hipotermia dhe e përkeqëson infeksionin.

Por para se të merrni rrugën drejt detit a pishinës bëni kujdes të merrni me vete edhe disa medikamente bazë për çdo rast emergjent.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb