Mesfushori spanjoll, Denis Suarez do të largohet nga Barcelona dhe për këtë kanë shkruar edhe mediat vendase.


“Mundo Deportivo” raporton se futbollisti spanjoll i ka kërkuar klubit ta lejojë largimin e tij për shkak se nuk ka gjetur  hapësirë të luajë.


Suarez ka startuar vetëm në dy ndeshje këtë sezon dhe e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi po trajtohet nga trajneri, Ernesto Valverde.


Ai ka një kontratë me spanjollët edhe për 18 muaj të tjerë, por vetë futbollisti duket se me muajin janar do të largohet nga skuadra katalanase.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb