Ndryshimi i temperaturave ka shtuar në masë virozat në qarkun e Beratit. Përveç rasteve të shtuara të fëmijëve të prekur nga vorozat,ka pasur edhe raste fëmijësh të prekur nga Lija e Dhenve. Lajmin e ka bërë të mjekja pediatre në Spitalin Rajonal Berat,Briseida Doga,e cila ka konfirmuar se,ka pasur një rritje të fluksit të fëmijëve që paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore në Repartin e Pediatrisë.
“Për shkak të virozave të stinës,numri i vizitave ka shkuar 50-60 vizita në ditë gjatë javës dhe 80 në fundjavë, ndërkohë që numri i shtrimeve ka shkuar 15-16 shtrime në ditë.Më të prekurit nga këto viroza kanë qënë fëmijët nga 1-5 vjeç. Fëmijët paraqiten me diagnoza të ndryshme si: infeksionet virale, infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, bronkiolite,bronkopreumoni dhe gastrointerit, të shoqëruar me të vjella dhe diarre. Simtomat e këtyre virozave janë: kollë, temperaturë,sekrecione të rrugëve të frymëmarrjes,bllokim të hundëve,dhimbje fyti etj”-,ka thënë mjekja Doga. Ajo ka konfirmuar se,të gjitha rastet e virozave janë menaxhuar mjaft mirë nga mjekët e Repartit të Pediatrisë,pa pasur nevojën e një shërbimi më të specializuar.
Mjekja Briseida Doga konfirmon se ka pasur edhe disa raste fëmijësh,që pasi kanë mbërritur në Repartin e Pediatrisë, kanë rezultuar të prekur nga Lija e dhenve.Kjo sëmundje-ka thënë Doga-është një sëmundje që shfaqet në stinën e dimrit dhe të pranverës dhe është një sëmundje infektive e ngjitëse,që manigestohet me puçrra në fytyrë,kokë e trup dhe me kruajtje. Doga ka pohuar se këto raste janë trajtuar më së shumti në shpi dhe nuk kanë pasur komplikacione.
Mjekja ka dhënë edhe këshilla për prindërit, që-sipas saj-duhet ta menaxhojnë temperaturën e lartë të fëmijëve me shurup Patacetomoli dhe Ibubrofeni,me medikamente të dhëna vetëm me këshillën e mjekut dhe duke u dhënë fëmijëve sa më shumë lëngje,fruta dhe perime.
(Balkanweb)