MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut po përballet me një situatë në shkallë të gjerë të përhapjes së sëmundjes së fruthit. Sipas Alsat, të paktën 5 raste të reja me fruth janë regjistruar vetëm gjatë ditës së djeshme në një klinikë të Shkupit, ndërsa dy persona janë shtruar në spital. Mësohet se bëhet fjalë për pacientin 22 vjeçar nga Çairi  si dhe një pacient 36 vjeçar. Në klinikë mësohet të jenë shtruar të paktën 33 pacientë, 8 prej të cilëve fëmijë.

Në rrezik raportohet të jetë një paciente 16 vjeçare e cila rrezikon paralizë cerebrale dhe momentalisht paraqitet me pneunomi masive.  Nërkogë vaksinimi jashtë Shkupit mbetet ende i ulët. Gjatë ditës së nesërme Komisioni për Sëmundje ngjitëse do të diskutojë mbi arsyet që çojnë në interesimin e ulët për pranimin e vaksinës.

“Janë dhënë të gjitha rekomandimet të cilat duhet të jepen për një gjendje të tillë epidemie. Në bazë të të dhënave dhe numrave të fundit konsiderojmë se nuk ka nevojë për masa shtesë, pos zbatimit të masave të cilat veçmë janë në fuqi”- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë. Ndërkohë vaksinimi nëpër shkolla vazhdon ende. Ditë më parë Qeveria njoftoi se asnjë fëmijë i pa vaksinuar nuk do të pranohet në klasë të parë, dhe se dokumenti i cili do të vërtetojë se fëmija është i vaksinuar do të jetë kushti për pranim në shkollë.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb