Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit kur ju nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes. Këto ekzaminime për diagnostikimim e kancerit të gjirit mund t`ju ndihmojnë ta kapni atë në faza të hershme dhe kur ka më shumë mundësi për t’u trajtuar.


Zbulimi i saj i hershëm me mamografi!


Mamografia është ekzaminim që përdor rrezatimin X për të përftuar imazhet e gjirit. Mamografia luan rol kyç në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit që në momentin kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë.
Departamenti i Imazherisë së Spitalit Hygeia është i pajisur me Mamografinë dixhitale MAMMOMAT INSPIRATION SIEMENS
Krahasuar me mamografinë analoge, mamografia digitale ka rrezatim më të ulët, cilësi të lartë imazhi si dhe mundëson përpunimin dhe ruajtjen e imazheve.


Rrezatimi X mundëson shfaqjen e imazheve bardhë e zi (mamograme) të indeve të gjirit në një ekran kompjuteri për t’u analizuar më tej nga radiologu i cili pasi interpreton imazhet, dërgon një raport detajuar te mjeku specialist. Radiologu analizon imazhet për praninë ose jo të kancerit të gjirit ose patologjive beninje për të cilat mund të jenë të nevojshme testime, ndjekje ose trajtime të mëtejshme.

Kanceri Gjirit

Diagnozat e mundshme përfshijnë:
➖Kalçifikime në indet e gjirit
➖Masa ose noduj
➖Zona asimetrike
➖Ndryshime/diferenca dendësie që shfaqen vetëm në një gji ose në një zonë të caktuar
➖Ndryshime të gjirit krahasuar me mamografinë e fundit
Mamografia rekomandohet për kontrolle rutinë ose për qëllime diagnostike:
✔Mamografia për efekt kontrolli rutinë – rekomandohet për të zbuluar ndryshime të gjirit te femrat të cilat nuk shfaqin shenja, simptoma apo anomali të tjera të gjoksit. Qëllimi i këtyre kontrolleve është të zbulojë kancerin përpara shfaqjes së dukshme të shenjave klinike madje rreth dy vite para shfaqjes së tyre.

✔Mamografia diagnostike – rekomandohet për ekzaminimin e ndryshimeve të dyshimta të gjirit në rastet kur janë të pranishme shenjat dhe simptomat të tilla si prezenca e një mase/noduli të ri, dhimbje gjiri, ndryshime të pazakonta të lëkurës, shkarkim i gjirit, tërheqje nga brenda e thithave të gjirit.
Mjekët specialistë nuk përcaktojnë një moshë të caktuar si kohë ideale për të kryer mamografinë e gjirit e megjithatë mamografia rekomandohet si metoda e parë e diagnostikimit te gratë mbi moshën 40 vjec te të cilat nuk janë prezentë faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të gjirit.
Ndërkohë te femrat te të cilat janë prezentë faktorët e rrezikut të shfaqjes së kancerit të gjirit para moshës 40 vjeçare.

Mamografi
Mamografi

Por, cilët janë faktorët e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i gjirit:
✔Mosha – Edhe pse nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja, rreziku i shfaqjes së tij rritet me rritjen e moshës
✔Mutacionet gjenetike – 10% e rasteve të kancerit të gjirit shfaqen si rezultat i një mutacioni gjenetik.
✔Fillimi i hershëm i menstruacioneve –përpara moshës 12 vjeç
✔Fillimi i vonshëm i menopauzës pas moshës 55 vjeç
✔Shtatzënia në moshë të madhe ose moslindja e fëmijëve
✔Mungesa e aktivitetit fizik
✔Mbipesha dhe obeziteti
✔Indi i gjirit i ngjeshur/i dendur
✔Histori personale me kancer gjiri – femrat që kanë pasur kancer gjiri kanë predispozita për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit
✔Histori familjare me kancer gjiri – rreziku i një femre për t’u prekur nga kanceri i gjiri është më i lartë nëse ka histori familjare me këtë sëmundje si nënën, motrën apo të afërm të shkallës së parë.
✔Konsumi i alkoolit & Duhanpirja

Në rast të prezencës së një apo më shumë faktorëve të rrezikut për t’u prekur nga kanceri i gjirit, pacientjes i rekomandohen konsulta të herëpashershme me mjekun specialist për minimizimin e faktorëve të rrezikut si dhe skedulimi e kontrolleve diagnostike rutinë për monitorimin e tyre.
Diagnostikimi është më i mirë sesa kurimi!

Për të rezervuar takimin tuaj me mjekët imazheristë në Spitalin Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000

(BalkanWeb)