Sulmet kibernetike kanë shënjestruar gjysmën e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që kanë zhvilluar zgjedhje kombëtare në vitin 2018, sipas një raporti të publikuar sot nga shërbimet mbikëqyrëse të telekomunikimit në Kanada.

“Numri i këtyre sulmeve është trefishuar që prej vitit 2015”, thekson ky raport i Qendrës për Sigurinë e Telekomunikimit (CST) në Kanada, që pret një rritje të re në vitin 2019.

“Një numër i vogël shtetesh komb janë në origjinë të shumicës së sulmeve kibernetike”, sipas këtij raporti që përmend rusinë disa herë.

“Në epokën e rrjeteve sociale, tani votuesit janë shënjestra kryesore e këtyre kërcënimeve kibernetike, më shumë se sa partitë politike, kandidatët apo personeli i tyre”, thekson dokumenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb