Mario Balotelli është në kërkim të një skuadre. Katër vite pas eksperiencës së tij të fundit në Serinë A, sulmuesi 34 vjeçar, mund të rikthehet protagonist në Itali.
Emri i Balotellit ka përfunduar në radarët e Genoas. Sipas asaj që shkruan Repubblica, lojtari ka zhvilluar një bisedë telefonike me trajnerin e ekipit nga Genoa, Gilardino, i cili ka qenë bashkëlojtarin me të në kombëtare në kohën kur përfaqësuesja drejtohej nga Cesare Prandelli.
Balotelli në Itali ka luajtur për skuadrat e mëdha të Milanos, Inter dhe Milan, sakaq ka veshur edhe fanellat e Brescias dhe Monzës.
(J.S/BalkanWeb)