Skënderbeu, tifozët e tij dhe opinioni sportive duhet të presë akoma më gjatë për të mësuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Konfirmimi vjen nga vetë klubi korçar, që një ditë pasi bëri të ditur se priste të mësonte të ardhmen në Europë në datën 21 qershor, tashmë ka shtyrë këtë afat për 12 korrik.

64628885 2264384326932609 3479498747614855168 N
64628885 2264384326932609 3479498747614855168 N

Në fakt, është Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, që me anë të një njoftimi zyrtar, i bën me dije klubit të Skënderbeut se ende duhetë të qëndrojë në pritje. Skuadra shqiptare kërkon pezullimin e dënimit të ashpër të UEFA-s, që e ka përjashtuar për dhjetë vite nga Kupat e Europës, pasi pretendon se Skënderbeu ka trukuar rezultatin e ndeshjeve. Megjithatë, korçarën në këtë edicon mbeten jashtë Europës, pasi Laçi që i zëvendësoi luan ndeshjen e parë në datën 11 korrik.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb