Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shtuar eskortën e tij të shoqërimit.


Burime nga selia blu pohojnë për “BalkanWeb” se shtimi i masave të sigurisë ka ndodhur pas disa sinjalizimeve, që mësohet se i janë dërguar kreut demokrat.


Nuk dihet nëse Lulzim Basha ka marrë kohët e fundit mesazhe kërcënuese pasi ende nuk ka informacion zyrtar për këtë çështje, por është fakt se kreu demokrat i ka shtuar truprojat, që sipas burimeve janë punonjës të një policie private dhe jo efektivë të Gardës së Republikës.


Të njëjtat burime pohojnë për “BalkanWeb” se ditën e djeshme mes Bashës dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ka patur edhe një bisedë, por nuk konfirmohet nëse ka qenë posaçërisht për këtë çështje.

Kreu demokrat, prej shumë kohësh lëvizte me mjetin e tij Mercedes Benz, pa mjet tjetër shoqërimi. Më herët atij iu shtua eskorta pas mesazheve kërcënuese që mbërritën në adresë të tij nga Emiljano Shullazi, por sërish kohët e fundit Basha i kishte reduktuar masat e sigurisë duke qarkulluar vetëm me veturën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb