Në hetimet e fundit për vrasjen tragjike të 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan, janë zbuluar detaje të reja që hedhin dritë mbi autorin e krimit.

Fillimisht, u dyshua se autori ishte bashkëshorti i të resë, por tani, sipas të dhënave të siguruara nga autoritetet, dyshohet se ai është babai i 24-vjeçares.

Policia shqiptare kërkoi nga autoritetet e huaja të njoftohej familja për vrasjen e 24-vjecares dhe të tërhiqte trupin.

Autoritetet e huaja kanë informuar grupin e hetimit se autori i dyshuar ishte babai i 24-vjecares. Ky detaj vesh me mister ngjarjen, ndërsa ndryshon tërësisht rrjedhën e hetimit, por edhe motivet.

Pas ngjarjes, Fadi Alwan, i dyshuari për vrasjen, u largua nga Shqipëria për në Greqi dhe më pas udhëtoi drejt Holandës.

24-vjeçarja Rayyan Alwan dhe babai i saj, Fadi Alwan, mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt, teksa kanë udhëtuar nga Gjermania drejt aeroportit të Rinasit. Dyshohet se ata janë prezantuar si çift. Kjo ishte vizita e parë e tyre në Shqipëri. Sipas hetimeve, pas mbërritjes, ata rezervuan një shtëpi me qira, por nuk paraqitën dokumente identifikimi për pronarët e shtëpisë.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: