Për javën që vjen, vendi ynë parashikohet të jetë në ndikimin e kushtreve atmosferike të qëndrueshme, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht nga orët e mesditës.

Pëjashtim bën dita e Hënë ku moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e hera –herës të dendura.

Vranësirat nga orët e mesditës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore e lokalisht mesatare në veri, kryesisht në relievet malore.

Këto reshje pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër.

445805812 869175848540465 6172423235237097667 N
445805812 869175848540465 6172423235237097667 N

Në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët izolohen në relievet malore në pjesë verilindore të territorit e më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: