Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që errësira kaplonte fushat e betejës, një makth do të shfaqej mbi qiellin gjerman: “Shtrigat e natës”.


Ky është emri që gjermanët i vunë 80 piloteve ruse që hodhën në erë dhjetëra fshatra. Pilotet, të cilët fluturuan më shumë se 30,000 sulme, ishin ndër luftëtaret më të guximshme në atë luftë të tmerrshme dhe të gjatë.


“Një vajzë arriti të fluturojë shtatë herë në vijën e frontit pa pësuar asnjë gërvishtje”, tha Irina Rakobolskaya, një ish-ushtarake ruse, në një dokumentar të shkurtër për “NBC News”. “Ajo furnizoi aeroplanin dhe u kthye për të bombarduar objektivin përsëri”, rrëfen ajo.


“Shtrigat e Natës” duket se ishin harruar bashkë me historinë, por tanimë falë autores më të shitur të “New York Times”, Kate Quinn, historia e tyre po ringjallet. Romani i ri historik “Gjuetaret”, i botuar muajin e kaluar, nxjerr në pah shfrytëzimin e piloteve nga Moska dhe po promovohet shumë në mediat sociale.

Quinn dëgjoi për herë të parë për historinë e “Shtrigave të Natës” ndërkohë që kërkonte në Google për histori nga lufta.

“Është një histori për gratë e së kaluarës që kanë bërë disa gjëra vërtet të mahnitshme”, tha Quinn në një intervistë. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, rusët ishin vendi i vetëm që i lejuan gratë të merrni pjesë në luftë zyrtarisht”.

Për të krijuar një tablo sa më të plotë të këtyre luftëtareve të jashtëzakonshme, autorja e njohur intervistoi disa nga “Shtrigat e Natës.

Nadezhda Vasiliyevna Popova, një nga pilotët e intervistuara, tha se ajo vendosi t’i bashkohet luftës, pasi vëllai i saj u vra në betejë.

“Pashë aeroplanin gjerman që fluturonte përgjatë të mbushura me njerëz që largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke gjuajtur me armë automatike”, tha ajo. “Ky ishte monumenti që vendosa të luftoja”, rrëfen ajo.

Shtrigat e natës u drejtuan nga Marina Raskova, një pilote e njohur ruse, e cila e bindi Stalinin të përdorte pilotët femra pasi Gjermania pushtoi Rusinë. Sulmet e furishme nga gjermanët nuk i lanë Stalinit zgjedhje tjetër, pasi kishte humbur më shumë se gjysmën e pilotëve në beteje.

Pilotët femra u trajtuan njësoj si meshkujt. “Shtrigat” u detyruan të veshin uniforma të vjetra dhe çizme të hedhura nga e pilotët meshkuj. Aeroplanët e tyre ishin të vjetruar por kjo nuk i pengoi të ishin luftëtare të jashtëzakonshme. Pavarësisht armëve të vjetruara, kur binte errësira, ato ktheheshin në makineri vrasëse./GazetaSi

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri