Disa kalimtarë dhe shoferë në Ibiza kanë sulmuar një turist britanik, pasi u shtir sikur po flinte gjumë në mes të rrugës.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e së martës në resortin e famshëm “Cala de Bou”.

Një video nga sulmi, e publikuar në rrjete sociale, tregon se si turisti britanik rrihet me grushta e goditet me shkelma nga të paktën gjashtë persona, ndërkohë që u raportua se dy nga agresorët përdorën brisk dhe shkop për ta sulmuar.

Turisti, rrengu i të cilit nuk shkoi siç duhet, refuzoi të shkonte në spital megjithëse mori ndihmën e shpejtë nga mjekët e emergjencës dhe nuk pranoi t’i denonconte personat që e rrahën.

Policia është në kërkim të dy burrave të cilët po udhëtonin me një automjet tip BMV pasi besohet se ata tentuan të godisnin britanikun me thikë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: