Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka ndalur fushatën për president pasi të martën u shtrua në spital me dhimbje gjoksi.

Mjekët i vendosën dy unaza në një arterie të bllokuar, njoftoi të mërkurën fushata e tij.

“Senatori Sanders po bisedon me njerëzit dhe është në humor,” tha këshilltari i fushatës së tij Jeff Weaver në një deklaratë.

“Ai do të pushojë gjatë ditëve të ardhshme. Ne po anulojmë takimet e planifikuara deri në një njoftim të mëtejshëm, dhe do të vazhdojmë të bëjmë përditësimet e nevojshme,” tha ai.

Senatori 78-vjeçar i Vermontit, nisi të ndjejë shtrëngime në gjoks gjatë një takimi fushate në Las Vegas të Nevadës. Ai është një ndër kandidatët kryesorë demokratë për zgjedhjet presidenciale të 2020s./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb