Ka përfunduar shtrimi i plotë i pistës me tapetin e barit në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në krye-qytet. Javën e kaluar është bërë një punë intensive për të shtruar tapetin e ardhur nga jashtë në fushën e stadiumit dhe ky proces është mbyllur të shtunën. Shërbimet që i kryhen fushës janë kryesisht teknike dhe niveluese. Sipas specialistëve, gradualisht me kalimin e disa ditëve, fushës do të vazhdojnë t’i kryhen shërbime, derisa ajo të arrijë të lidhet me shtresat e tjera të vendosura më herët. Një element që e ndihmon këtë proces është koha.

 

Është shumë e rëndësishme, që ajo të mos jetë e ftohtë, sepse temperaturat e ulëta e dëmtojnë këtë proces. “Ende nuk dihet nëse fusha do të jetë gati apo jo për ndeshjen Partizani-Skënderbeu. Kjo varet nga moti, por ne shpresojmë që ajo ndeshje të luhet në ‘Qemal Stafa’. Gjithashtu do të shtrojmë me tapet dhe zonat pranë tribunave anësore, për ta përdorur më pas në rast të dëmtimit të fushës”, u shpreh drejtori i stadiumit “Qemal Stafa”, Eduart Prodani.

 

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: