Është shtyrë gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai u paraqit në gjyq, ndërsa akuzohet “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup i strukturuar kriminal”.


Bashkë me të, në gjykim janë edhe tre ish-zyrtarë të policisë në Vlorë. Asnjëri prej tyre nuk u paraqit në gjyq, ndërsa ish-oficeri policor Jaeld Çela ka paraqitur një prokurë me anë të avokatëve të tij.


Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “Balkanweb” se kanë munguar tre ish-oficerë policie të Vlorës, ndërsa u paraqit në gjyq Saimir Tahiri.


Dy avokatët e Jaeld Çelës kanë sjellë  prokurë të firmosur nga vetë ai. Kjo do të thotë se ai ka dijeni. Bode dhe Kohila nuk janë paraqitur.

Ligji parashikon që kur nuk janë të pranishëm, duhet prokurë. Kjo nuk ka ndodhur. prandaj gjyqi u shty. Gjyqi i radhës do të mbahet më datë 3 korrik. Tahiri ka kërkuar një gjykim të shkurtër.

Gazetarja Lala tha se të gjitha gjasat janë që Saimir Tahiri dhe avokatët e tij do të kërkojnë që gjyqet të mbarojnë brenda muajit korrik. Kjo sepse Tahiri ka thënë se do një proces të shpejtuar, siç edhe deklaroi ish-ministri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb