TIRANË

Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e Izet Haxhisë. Duke argumentuar se vepra penale për të cilën është dënuar dhe po rigjykohet është tashmë në kompetencën e Krimeve të Rënda.

Haxhia akuzohet për vrasjen për shkak të cilësisë së viktimës dhe në kushtet kur Azem Hajdari në momentin e vrasjes ishte deputet, çështja zgjidhet në Gjykatën për Krime të Rënda.

Gjyqi u shty për në 20 shtator, pasi avokatët të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë, ndërsa vetë Izet Haxhia ishte dakord me prokurorinë që çështja të kalojë te Krimet e Rënda.

Ky ishte argumenti i Prokurorisë, ndërsa avokatët pretenduan se ky vendim mund të rëndojë pozitat e Haxhisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: