TIRANE

Shtyhet sërish gjyqi për padinë e Shkelzen Berishës ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Shkak është bërë mosparaqitja në Gjykatën e Tiranës për të tretën herë radhazi e prokurorit të çështjes. Jashtë gjykatës, Shkelzen Berisha, tha se Balla është shpifës i përsëritur dhe se është rradha e tij që të dënohet.

“Ky është dënim penal, është gjyq penal nuk është gjyq civil. Sigurish që në një gjyq penal, dënimi do të jetë më i vogël sesa në një gjyq civil. Gjëja e mirë ishte se para një javë, para disa ditësh patë sesi kolegu i zotit Balla, Romeo Karaj  u dënua për shpifje për akuzat e hedhura gjatë kohës që zhvillohej komisioni hetimor parlamentar.

Tani është radha e Ballës që të dënohet për veprën penale të shpifjes.

Pas gjyqit penal do hap një tjetër gjyq civil”, u shpreh Berisha.

Padia e Shkelzen Berishës lidhet me deklaratën e Ballës se djali i ish-kryeministrit nuk ka paguar taksat.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb