TIRANE – Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi duhet të merrte sot në dorëzim draftin e përgatitur nga ekspertët. Por burime nga Kryesia e Kuvendit njoftojnë se mbledhja e komisionit të posaçëm është shtyrë pa afat, për arsye që nuk bëhen të ditura.

Ekspertët e nivelit të lartë dhe ata të PS-së e përfunduan dje draftin e reformës në drejtësi. Pas takimit të pasdites, ku munguan ekspertët e PD-së, Sokol Sadushi, një prej ekspertëve të njohur të ligjeve, shoqëruar edhe nga dy ekspertët e OPDAT dhe Euralius deklaroi pas takimit të fundit se në komisionin parlamentar për reformën do të shkojë variant i zgjedhjes me 3/5 e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pikë kjo ku u ndanë opozita me maxhorancën.

Opozita kishte kërkuar që kjo të miratohej me 2/3, ose thënë ndryshe me 93 vota.
Një pikë tjetër ku ndahet mazhoranca dhe opozita është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe mbarimi i mandatit të Kryeprokurorit aktual.

Tashmë me përfundimin e punës së ekspertëve, drafti i hartuar pritet t’i dërgohet me 13 janar për dhënie mendimi Komisionit të Venecias. Pritet që më pas më 21 janar ekspertët e Komisionit të Venecias të mbërrijnë në Tiranë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb