Edhe tre muaj të tjera “hetime” nga Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi. Vendimi është marrë mesditën e sotme gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare.

Sipas vendimit, afati i punës së komisionit hetimor do të jetë deri në datën 22 tetor. Mësohet se gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës. Në mbledhjen e fundit, opozita kërkoi pikërisht shtyrjen e afatit të punës.

Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur me kërkesë të opozitës po heton dy koncesionet e bujshme në sistemin shëndetësor, koncesionin e sterilizimit dhe atë të check-up.

Dosja e sterilizimit është një nga dosjet e bujshme të hetuara nga SPAK, që ka konstatuar shkelje në koncesionin 10 vjeçar me vlerë 100 milionë euro.

Tashmë dosja ka kaluar për Gjykim ndërsa nën akuzë për shpërdorim detyre është ish ministri Ilir Beqaj, ndërsa bashkë me të masën detyrim paraqitje për sterilizimin është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe 7 persona të tjerë.

Ndërsa për koncesionin e check-up-it hetimet vazhdojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb