Ndeshja mes Kukësit dhe Apolonisë do të shtyhet për 30 minuta ose 1 orë.
Kjo për shkak se skuadra mike nga Fieri nuk ka arritur ende kur duhen dhe pak minuta për të shkuar ora zyrtare 14:00 e cila ishte vendosur nga komisioni i garave në FSHF.
Trajneri i Kukësit Fatjon Tafaj ka mbërritur i pari në stadium dhe menjëherë ka marrë informacion se skuadra e Apolonisë do të mbërrijë me vonesë. Si Kukësi dhe Apolonia kan të njëjtin objektiv marrjen e tre pikëve.