Shtyhet në datë 1 nëntor seanca paraprake për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se shkak u bë prokura e një prej avokatëve që mbron një të pandehur që është në mungesë.

Për këtë arsye, trupa e gjykimit shtyu seancën me dy javë. Jorgo Goro ishte vetë i pranishëm në seancën e kësaj të premte.

Për ish kryebashkiakun, SPAK mbylli hetimet në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaccme për kalimin e dosjes për gjykim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: