SHKODËR- Është shtyrë për nesër seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë e parashikuar për pjesëtarët e Spitalit Rajonal të Shkodrës të arrestuar për shpërdorim detyre.

Avokatët e të pandehurve kanë kërkuar kohë për t’u njohur me provat, ndaj seanca është vendosur për nesër në orën 9:00.

Por ndërkohë ka reaguar kreu i Urdhrit të infermierëve në Shkodër Imir Hoxha dhe kreu i sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri.
Ata kanë deklaruar se të mjekët dhe infermierët nuk janë kriminelë por se i kanë shërbyer spitalit dhe qytetarëve.

“Kërkojnë lirimin e mjekëve dhe infermierëve të arrestuar si një akt aspak i drejtë nga ana e prokurorisë dhe gjykatës. Ata nuk janë kriminele por njerëz të cilët i kanë shërbyer spitalit dhe qytetarëve ndaj është i pakuptimtë dhe aspak normal arrestimi i tyre. Deklaruan gjithashtu se kjo mënyrë presioni ndaj mjekëve dhe infermierëve është një shtysë më shumë që ata të largohen nga Shqipëria”, apeluan ata.

 

Nëntë pjestarë të Spitalit Rajonal të Shkodrës mes tyre edhe drejtues janë dërguar për procedim penal nga ana e Prokurorisë së Shkodrës me akuzën për shpërdorim detyre. Pas një hetimi dymujor të Prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e policisë me kërkesë të Prokurorisë Shkodër u caktuan dhe ekzekutuan masa sigurie per shtetasit e mëposhtëm:

1- Përparim Cela mjek, arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”
2- Dh.U. (shpallur në kërkim), arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

3-Luan Dragusha mjek, arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” 4-Karmen Kaculini farmaciste, arrest shtëpie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”

5-Renato Kepi infermier, arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”
6-E.S. mjek (shpallur ne kerkim), arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

7-Amanda Matlija, arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
8- Juliana Zhuri, arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

9-Albana Mehmetaj, arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”

Ata akuzohen se kanë kërkuar për blerje-tenderim, për periudhën kohore të vitit 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital disponon.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb