Shtyhet sot seanca e parë në gjyqin e themelit ndaj Dan Hutrës.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Shkak i shtyrjes së seancës duket se është bërë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues.
Para largimit nga kafazi i xhamtë, Hutra iu drejtua gazetarëve: Mos gënjeni shumë.
Hutra po gjykohet për vrasjen e motrës së ish-bashkëjetueses së tij, Mevlute Hysa 30 vjeçe, dhe kunata e ish-bashkëjetueses, Hasime Dafku 30 vjeç.
Më pas ai vrau shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.