Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka shtyrë për në datën 7 maj seancën për dosjen e “Sterilizimit”.
Raportohet se në sallë nuk ishte ish-ministri i Shëndetësisë, tashmë i arrestuar, Ilir Beqaj.
Gjithashtu në sallën e gjykatës nuk ndodhej as përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Ermal Yzeiraj.
Përmes një e-maili, Yzeiraj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për shkak të një angazhimi akademik.
Ai theksonte më tej se bashkëshortja e Beqajt, e kishte vënë në dijeni se gjendja shëndetësore e klientit të tij (hernia) ishte rënduar dhe se nuk mund të paraqitej në gjyq.
(BalkanWeb)
