TIRANË

Shtyhet për të disatën herë seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurve të tjerë. “BalkanWeb” mëson se avokatja mbrojtëse e caktuar më herët kryesisht, e Gilmano Danit ka dhënë dorëheqjen për shkak se ndodhet jashtë shtetit për arsye shëndetësore.

Gjykata shtyu seancën dhe zëvendësoi avokaten me një tjetër. Pritet që seanca e radhës të mbahet më datë 8 Prill.

Gjatë seancës së kaluar, gjykata vendosi të gjobisë avokaten e vendosur kryesisht Eralda Brahimasi me 100 mijë lekë dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë, pasi u bë shkak për shtyrjen e gjyqit

Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin. Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb