Bayer Leverkusen ndalet sërish, duke u përballur me fatin e keq në shtëpi kundër Shtutgartit. Ritmi në fillim nuk është i lartë, por me kalimin e minutave skuadra e Xabi Alonso rriti shpejtësinë. Filluan të ndërtojnë gjithnjë e më shumë aksione të rrezikshme dhe në minutën e 41-të i afrohen avantazhit: një goditje e fortë nga Tapsoba pas zhvillimit të një këndi, por që ndalet nga traversa.

Pjesa e parë përfundon pa raste të tjera, me rezultatin 0-0.

Në fillim të pjesës së dytë, kampionët në fuqi u afruan sërish golit të avantazhit teksa në minutën e 53-të Boniface dërgoi një goditje të fuqishme drejt portës, por vetëm sa preku shtyllën në të majtë të Nubel.

“Aspirinat” u përpoqën vazhdimisht me shpërthime të ndryshme sulmuese, por miqtë arritën të mbrojnë mjaft mirë, duke dërguar një pike të artë në shtëpi.

Pavarësisht barazimit të 4 në 5 sfidat e fundit në Bundesliga, sërish tekniku spanjoll Xabi Alonso, nuk e dramatizon situatën që po kalon skuadra e tij: “Nuk jemi të kënaqur, mendoj se bëmë mjaftueshëm që ta fitonim ndeshjen. Krijuam shumë raste për të shënuar, por edhe fati nuk ishte me ne. Gjithsesi mendoj se zhvilluam një performance TOP. Nga e hëna do të mendojmë për Liverpool, pasi kemi një sfidë shumë të rëndësishme përpara”..

Me këtë 0-0, Bayer Leverkusen ngjitet në 16 pikë, -4 pas Bayernit dhe Leipzigut, këto të fundit me nga një ndeshje më pak, duke humbur kështu shumë terren nga skuadrat kryesuese. Nga ana tjetër, Shtutgarti arrin në 13 pikë, duke i’u afruar afër zonës së Europës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb