TIRANE

Historia e 54-vjeçares Pavlina Buçka, e cila humbi jetën në një aksident rrugor është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti. Familjarët e saj pretendojnë që gjykata ka favorizuar të riun që e aksidentoi dy vite më parë, teksa e ndjera po kalonte rrugën.

Kjo nënë la pas tre fëmijë dhe bashkëshortin si dhe shumë familjarë të tjerë. Nga ana tjetër  bashkëshorti i saj Sokrat Buçka dhe familjarët nuk po gjejnë drejtësi në gjykatat e vendit.

Historia e dhimbshme e cila ndodhi në 2016 përmbledh shumë vendime gjyqësore. Fillimisht i riu u dënua për  këtë vepër të rëndë penale që i mori jetën gruas vetëm 40 ditë. Një vendim i cili alarmoi të afërmit dhe skandalizoi Prokurorinë e Beratit e cila e riktheu çështjen për gjykim . Ishte Gjykata e Apelit në Vlorë e cila vendosi burg pa afat për të riun.

21 vjeçari asokohe nuk e pranoi këtë vendim dhe u arratis. Pa një periudhe të shkurtër kohe i riu u vetëdorëzua në Polici. Një tjetër vendim gjykate e dënoi të riun. Gjykata e shkallës së parë në Berat vendosi ti jepte 6 vite burg .

Familjarët e  të ndjerës Pavlina Buçko nuk u pajtuan me këtë vendim ,por njëkohësisht edhe i riu që kreu vepër penale nuk u pajtua, ishte ai që e çoi pari në apel të Vlorës çështjen.

Pas një kalvari të gjatë Apeli i Vlorës vendosi që i riu të dënohet me tre vite burg, edhe pse ai i hoqi jetën duke tejkaluar normën e shpejtësisë me automjete një nëne e cila la pas tre fëmijë e dhjetra familjarë që ende vuajnë mbi shpinë humbjen dhe padrejtësinë e bërë nga drejtësia shqiptare. Sot këta të afërm vijnë në studio për të bërë një apel të fuqishëm që gjykata të zbatoj ligjin dhe të vendosë drejtësi.

“Të bëjë burg saç i takon me ligj. Në Vlorë prokurori nuk e dha pretencën fare. Ne kërkojmë drejtësi në vend. Pse ia ulën 3 vite te Gjykata e Apelit. Kjo na bëri të pakënaqur”, tha motra e së ndjerës, e pranishme në studio.

Nga ana tjetër vëllai i të dënuarit, në një lidhje telefonike në studio këmbënguli për paqe mes dy familjeve.

 Pjesë nga debati në studio

Vëllai i të dënuarit: Ju falënderoj për telefonatën. Shumë e vërtetë vëllai im ka bërë aksident në aksin rrugor të Urës vajgurore. Ishte një aksident vëllai im nuk donte, fati i saj i keq që ndodhi ky aksident. Ne nuk jemi me kanun, aksidenti është aksident, kam bërë çdo gjë të mundshme për t’u pajtuar me këtë familje, por fajin e kanë ato gratë që janë në studio. Vëllai im në Lushnje ka bërë shumë përpjekje.

I kam ofruar 20 milionë lekë në tavolinë për të ndjekur shkollën e lartë të vajzës së vogël. Kanë qenë në tavolinë babai dhe vajza dhe i kam thënë se edhe avokatin do t’ja paguaj për të mbuluar shpenzimet. Më kanë ardhur tre burra në lokalin ku unë punoj. I kam thënë çfarë duan që të pajtohemi, se ne nuk jemi me kanun. Është turp që po bëhen këto biseda, vëllai im ka patur biletën për në Angli. Vëllai im nuk ka udhëtuar me shpejtësi.

Nuk është arratisur vëllai im. Është trembur se ka parë viktimën.

Motra e viktimës: Do të marri në telefon vëllai im. Ore do të pajtohem unë me ty se nuk shoh më fytyrën e motrës. Jo vetëm hedh lek për vëllain, që të shpëtojë nga burgu. Pse mua nuk më dhimbset motra në dhe.

Vëllai i të dënuarit: Ik kërcëno edhe njëher vëllain tim nga burgu.

Motra e viktimës: Të ishte për ta kërcënuar për jetën do e kishim bërë kur ishte jashtë, por ja kam lënë drejtësisë.

Vëllai i të dënuarit: Është një turp, si mund të jetë kjo gjë. Unë jam ulur në tavolinë i kam thënë, jam rritur vetë jetim, do i ofroj shkollën. Babai im ka humbur jetën në spital. Ne nuk jemi në kanun. Ndodhi një aksident. I kam thënë kam dy kredi dhe do marr një të tretë për të ndihmuar familjen. Unë paqen e kërkoj çdo ditë, por jo me ato gratë.

Do ju kërkoja dy minuta kohë dhe ju kërkoj ndjesë. Unë normalizimin e marrëdhënieve e kam kërkuar që ditën e parë dhe vazhdoj ta kërkoj. I falënderoj të gjithë avokatë dhe psikologë. Vëllai im ka kaluar në gjendje të vështirë psikologjike.

Motra e viktimës: Unë do them një gjë shkurt të bëjë burg saç i takon me ligj. Në Vlorë prokurori nuk e dha pretencën fare. Ne kërkojmë drejtësi në vend. Pse ia ulën 3 vite te Gjykata e Apelit. Kjo na bëri të pakënaqur.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb