TIRANË- Vitin e shkuar ai aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve, ndërsa sot gati një vit pas ngjarjes Prokuroria ka mbyllur hetimet për fadromistin Kasëm Koçi, 64- vjeç dhe ka kërkuar 7 vite burg.

Mbi fadromistin Koçi rëndon akuza e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Një vit më parë, ai aksidentoi për vdekje 50-vjeçaren M.D e cila mblidhte kanoçe në landfillin e Sharrës.

Dyshohet që ngjarja mund të ketë ndodhur nga ora 21:00 e mbrëmjes së 24 nëntorit 2015-të deri në 03:00 të mëngjesit, të 25 nëntorit kur edhe mbaronte turnin fadromisti.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: