Në një intervistë të dhënë për gazetarin Federico Marconit në median italiane T7, kryeministri Edi Rama foli edhe në lidhje me shtyrjen e hapjes së kampit të Gjadrit, ku do të bëhet edhe akomodimi i emigrantëve të ardhur nga Italian.

Shtyrje e cila ka ndodhur disa herë tashmë. Rama u shpreh se gjithçka ka ndodhur si pasojë e llogaritjeve të bëra nga qeveria italiane, ndërsa vendi ynë nuk ka asnjë detyrim ligjor në lidhje me këtë çështje.

“Janë llogaritje që i bën qeveria italiane. Shqipëria nuk ka asnjë kosto apo detyrim ligjor. Ne pritëm një operacion italian në një territor që do të menaxhohet nga ata”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb