Një sërë bashkish në vend kanë nisur të zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta për shtyrje të zgjedhjeve.

Bashkitë që i janë bashkuar kësaj iniciative janë kryesisht ata të drejtuara nga të djathtët. Një nga bashkitë që i janë bashkëngjitur kësaj iniciative është edhe Bashkia Selenicë.

  • foto galeri

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se  Bashkia Selenicë kërkon lirim të ambienteve të KZAZ. Bëhet me dije se Bashkia e Selenicës ka dhënë urdhër për lirimin e ambienteve të KZAZ numër 85 dhe heqjen e listave të zgjedhësve.

Bashkitë e drejtuara nga Partia Demokratike i janë drejtuar përmes një shkrese Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes së cilës kërkojnë zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb