Ambasada e BE-së në Tiranë iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Përmes një mesazhi në “Facebook” BE thekson se Kadare ishte zëri i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, që bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

REAGIMI

Lajm i trishtë nga Tirana sot.
Ismail Kadare, një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij.
Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb