Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri homazhe sot për vdekjen e papa Françeskut, duke përshëndetur njeriun që sipas tij u lut për paqen në Ukrainë, një vend që ka tre vite që lufton kundër pushtimit rus.
“Ai dinte të jepte shpresë, të lehtësonte vuajtjet përmes lutjes dhe të nxiste unitetin. Ne pikëllojmë së bashku me katolikët dhe të gjithë të krishterët që iu drejtuan Papa Françeskut për mbështetje shpirtërore. Kujtimi i përjetshëm”, shprehet Zelensky.
Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ka ndërruar jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.