Austria është tronditur nga një krim i padëgjuar prej kohësh. Një grua 35-vjeçare ka zhdukur gjithë familjen e saj. Mediat vendase thonë se fillimisht ka vrarë nënën, vëllain, 3 fëmijët, qenin e familjes dhe në fund veten.

Kufomat e tyre u gjetën në qytetin e Böheimkirchen, 55 kilometra në perëndim të kryeqytetit austriak Vjenë, pasi fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë për disa ditë.

boeheimkirchen (1)

Nëna monstër e quajtur Michelle i ka kryer krimet e rënda me një pistoletë, siç thonë mediat austriake.

“Si mund të ndodhë një çmenduri të tillë”,- u shpreh i shokuar një banor i zonës.

“Nuk e besonim kurrë që një akt i tillë kaq i përgjakshëm mund të ndodhte këtu”,- tha një tjetër.

Ndërtesa ku jetonte familja rezulton të jetë sipër një restoranti. “Pas restorantit të mbyllur dergjen tre breza të së njetjës familje”, dëshmoi një fqinj për gazetën “Krone”.

Hetuesit në vendngjarje pasi kanë tërhequr trupat, po kërkojë për shkaqet që shtynë të renë të kryejë një masakër të vërtetë, i konsideruar edhe si një ndër krimet më të dhunshme në historinë e Austrisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: