TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Tiranës, Ali Mema. Zemra e ish-futbollistit pushoi së rrahuri ditën e djeshme pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Meta me një reagim në “Facebook” shprehet se Mema do të mbahet mend nga të gjithë sportdashësit si një futbollist i madh i viteve ’60-‘70

“Ndarja nga jeta e legjendës bardheblu Ali Mema, ish-mesfushorit virtuoz të ekipit të Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, është një humbje e madhe për familjen, miqtë e dashamirësit, futbollin shqiptar dhe të gjithë ne.

Ali Mema do të mbahet mend nga sportdashësit shqiptarë si një nga lojtarët më të mëdhenj të brezit ’60-’70 dhe një prej figurave më të spikatura të trajningut, i cili ka lënë pas kontribute të jashtëzakonshme, të njohura e të vlerësuara edhe në arenën ndërkombëtare.

Emri i tij, i gdhendur me meritë me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar do të kujtohet gjithmonë, jo vetëm për autoritetin e padiskutuar në fushën e blertë, por edhe për vlerat e shkëlqyera njerëzore që rrezatonte, si frymëzim për brezat e rinj të çdo kohe.

Në këto momente hidhërimi, i shpreh përzemërsisht ngushëllimet më të sinqerta familjes Mema, të afërmve, miqve e tifozëve të panumërt të Ali Memës!”, shkruan  Meta, teksa i përcjellë ngushëllime familjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: