KOSOVË

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një statusi në “Facebook” ka kujtuar ambasadorin Albert Rohan.

Thaçi shprehet se e kujton Rohanin si një njeri, që ka dhënë kontribut për Kosovën dhe paqen në rajon.

“Më pikëlloi vdekja e mikut tim dhe të Kosovës, ambasadorit Albert Rohan. Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak.

Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës”, shkruan presidenti Thaçi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb