Gazetari Aristir Lumezi, kryeredaktor i gazetës Panorama, u shua në moshën 57-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Gazetarët Rezarta Delisula dhe Pandi Gjata në rubrikën “Opinion” në News24 kanë vlerësuar Aristirin jo vetëm si gazetar, por edhe si një njeri i veçantë.
Gazetarja Delisula tha se Aristiri ishte një mik dhe një gazetar, kishte një komunikim të jashtëzakonshëm.
Delisula tha se ai kishte një mënyrë komunikimi që dinte ta thonte fjalën.
“Humbëm një njeri të mirë, një koleg, një njeri që mbarte të gjithë elementët që mund të përkufizohet një njeri i mirë”, tha Delisula.
Ndërsa gazetari Pandi Gjata u shpreh se ishin dy ditë të vështira për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me Aristirin.
Gjata tha se ka pasur një bashkëpunim dhe një njohje prej gati 20 vitesh me Aristirin, i cili në fillimet e punës së tij si gazetar ishte reporter i politikës që mbulonte zhvillimet në Partinë Socialiste.
“Para 3 vjetësh ishte në dilemat: të linte shtypin e shkruar dhe ti futej televizionit, por nuk e tradhëtoi dhe u rikthye shumë shpejt sërisht në shtypin e shkruar. Iku një gazetar, iku një gazetar që ishte gazetar, që nuk devijoi rrugës dhe iku me dinjitet”, tha Gjata.