Të hidhur, e ka quajtur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndarjen nga jeta të ish-Presidentit amerikan, George HW Bush.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PD shkruan se shqiptarët do t’i jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri e Kosovë.

“Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan,” shkruan Basha.

Postimi i tij

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish Presidentit të SHBA George HW Bush. Shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë. Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe!”

4a8953f4 4667 45c0 92c3 52ccb365881e
4a8953f4 4667 45c0 92c3 52ccb365881e

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: