DURRES

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare legjenda e hidrocentarlit të Fierzës kur ishte në ndërtim e sipër, Kol Markola nga Vlashaj. Lajmin e vdekjes e ka dhënë publicisti Gjergj Marku me anë të një postimi në facebook.

Kol Markola, mjeshtër i rrallë, udhëhoqi brigadën ‘Lura’ në ndërtimin e kësaj vepre, ndërkohë që shtypi butonin e shpërthimit më masiv në ndërtimin e digës gjigande, në një sasi prej 500 mije m3.

Ky moment shënohet si shpërthimi i menjëhershëm elektrik i pari në vendin tonë, që mbylli dy anët e digës se HEC-it më të madh në Shqipëri, Fierza.

Prej vitesh jetonte me familjen ne Durres, ku do të zhvillohet dhe ceremonia mortore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb