Nga Erjon Skëndaj
Shuhet në moshën 70-vjeçare doktor Vladimir Luci, një personalitet në fushën e gastro-enterologjisë, njohur edhe si themeluesi i shërbimit të andrologjisë në Shqipëri. Prej një viti e gjysmë mjeku kurohej nga sëmundja e rëndë e kancerit, betejë që nuk mundi dot ta fitonte edhe pas trajtimit në një klinikë të specializuar jashtë vendit.

Ngjarja ka hidhëruar shumë prej miqve kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.
Doktori i shkencave Vladimir Luci do të kujtohet si mjeku i parë shqiptar që vendosi mbi baza shkencore trajtimin e infertilitetit dhe impotencës duke u dhënë mundësi qindra familjeve të reja që pas kurimit të mund të lindnin fëmijë.

Ja si e kujton nxënësi i tij më i dashur, mjeku i mirënjohur Evi Dani. I specializuar në Francë doktor Vladimir Luci do të ngrinte menjëherë pas rikthimit të tij në spitalin ushtarak në fundin e viteve ‘80 të parën klinikë andrologjie ku dhe do të kryente me sukses ndërhyrje shumë të avancuara për vetë kohën në trajtimin e disfunksionit seksual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: